Barcelona

Ka një mundësi që Xavi të mbetet te Barcelona edhe sezonin e ardhshëm, zbulohet përpjekja e Joan Laportas

Xavi ka konfirmuar javë më parë se do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit.

Megjithatë ka një mundësi që 44-vjeçari të mbetet në Barcelonë edhe për sezonin e ardhshëm 2024/25.

Diario Sport raporton se Joan Laporta i ka bërë një ofertë ‘joformale’ Xavit për të vazhduar te Barcelona deri në skadimin e kontratës së tij në qershor 2025.

Shumë figura në klub besojnë se qëndrimi i Xavit do të ishte më i miri për Barcelonën. Lojtarët janë pas tij dhe ai di gjithçka për Barcelonën dhe situatën e tyre.

Trajneri i Blaugranas njoftoi në janar se do të largohej në fund të sezonit aktual deri është raportuar se ai tashmë po planifikon pushimin e tij.

Katalanasit janë në kërkim të një trajneri të ri, por situata financiare e klubit e bën të vështirë gjetjen e një trajneri të madh.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse Xavi do ta pranojë propozimin e Laportas për të vazhduar qëndrimin te Barça edhe për një tjetër sezon.