Carlos Alcaraz

Juventus prezanton Alcaraz: Mos më krahasoni me Vidal, bëj edhe sulmuesin

Juventus prezantoi këtë të enjte Carlos Alcaraz, mesfushorin e marrë në huazim nga Southampton për shumë e katër milionë paundëve, teksa bardhezinjtë kanë të drejtën e blerjes së kartonit të 21-vjeçarit për shumën e 40 milionë paundëve.

Para mediave, argjentinasi kërkoi të shmangte krahasimet me një ish si Arturo Vidal ndërsa shtoi se në fushë përveç rolit të mesfushorit, mund të bëj edhe nëntën false.

 “Jam i lumtur që më kanë krahasur me emra të mëdhenj që në të kaluarën kanë qenë pjesë e Juventus. Unë dua të bëj më të mirën që emri im të mbesë i lidhur me Juventus. Luaj në mesfushë, por mund të bëj edhe rolin e nëntës false. Jam në dispozicion të trajnerit.

Krahasimi me Vidal? Siç e thashë, jam i lumtur që emri im lidhet me lojtarë të mëdhenj dhe që kanë lënë gjurmë te Juventus. Por, unë dua të nxjerr në pah karakteristikat e mia, të paktën ky është objektivi im. Megjithatë, jam falenderues për krahasimin me Vidal”, u shpreh Alcaraz.