Juventus i jashtëzakonshëm, mposht Unitedin në “Old Trafford”. 3 ndeshje 3 fitore!

Manchester United e ka pësuar edhe një humbje në “Old Trafford”. Kësaj here skuadra e Jose Mourinhos është mposhtur nga super skuadra e Juventusit me rezultat 0-1.

Ndeshja e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kampionëve ka përfunduar në të mirë të torinezëve me golin e realizuar nga Dybala në minutën e 17-të.

Me këtë fitore, Juventus ka bilanc të qind për qind në grupin H me tri fitore në po aq ndeshje dhe me goldallim 6-0.

Në anën tjetër, United ka vetëm katër pikë. Në këtë grup në vendin e tretë është Valencia me dy pikë, ndërsa zviceranët e Young Boys e kanë vetëm një pikë.

Rezultatet komplete të ndeshjeve të zhvilluara sonte: