Jurgen Klopp rinovon kontratën me Liverpoolin deri në vitin 2024

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp do të vazhdojë të jetë nën drejtimin e “The Reds” deri në vitin 2024, teksa sot e ka rinovuar kontratën me edhe dy vite të tjera.

Trajneri gjerman e ka cilësuar këtë bashkëpunim si tregues i mirë për zhvillimin e vazhdueshëm të klubit, shkruan Ballkani.info.

“Për mua personalisht, ky rinovim i kontratës është tregues i qëllimit se çfarë kemi arritur sëbashku dhe çfarë ka hapësirë për t’u arritur në të ardhmen. Kur më erdhi thirrja në vjeshtën e vitit 2015, mendova se ne ishim perfekt për njëri-tjetrin, por tashmë besoj se e kam nënvlerësuar këtë fakt. Bashkëpunimi i të dyja palëve më ka bërë të nënshkruajë këtë kontratë, përndryshe nuk do ta bëja”, ka deklaruar Klopp.

Liverpooli në mesjavë siguroi kualifikimin për në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve pasi e mposhti në udhëtim 0-2 Salzburgun, ndërsa në Premier League udhëheq bindshëm pas 16 javëve me 8 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Leicester City.