Manchester United dhe Phil Jones do të vijojnë së bashku rrugëtimin e tyre deri në vitin 2023, me opsionin për ta zgjatur edhe për një vit.

Mbrojtësi anglez ka patur vijimësi ndeshje pas ndeshje që kur drejtimin e skuadrës e mori Ole Gunnar Solsjaker.

Kontrata e 26-vjeçarit përfundonte në fund të këtij sezoni, për këtë u përshpejtua puna për të firmosur kontratën e re duke qenë se vera po afron.

Kujtojmë që para Jones, me United ka rinovuar edhe Scott McTominay dhe Anthony Martial, të dy ishin parashikuar të largoheshin në merkaton e verës nëse do vijonte të qëndronte Mourinho në krye të skuadrës.

Megjithatë, emërimi i norvegjezit si trajner e ka ndryshuar situatën në dhomat e zhveshjes dhe lojtarët nuk dëshirojnë më të largohen. Së shpejti pritet zgjatja e kontratës për një vit edhe e 33-vjeçarit, Ashley Young.