Joao Felix la nën hije Ronaldon dhe u zgjodh më i miri

Joao Felix vazhdon të bëjë paraqitje pozitive me Atletico Madridin

126 milionëshi, Joao Felix, ka bërë paraqitje mbresëlënëse të shtunën mbrëma kundër Juventusit, duke shënuar dy gola në fitoren 2-1 të Atletico Madridit, për t’u zgjedhur në fund “Lojtari i Ndeshjes”.

19-vjeçari tregoi se ka sy për gol, derisa la nën hije bashkëkombasin, kësaj radhe rivalin – Cristiano Ronaldon, që nuk e shpëtoi “Zonjën e Vjetër” nga humbja.

Paraqitja e mirë e portugezit, nuk ka mbetur pa u përshëndetur edhe nga trajneri i tij, Diego Simeone.

“Joao ka shumë aftësi. Ai po përshtatet shumë shpejt, kjo i nevojitet ekipit”, tha trajneri i Atleticos.

“Ai ka një vizion që e lejon atë të përshtatet në shumë pozicione dhe është në një proces adaptimi dhe gjëja më e mirë që ai ka është se, e kam thënë që nga dita e parë, dëshira e tij për të mësuar”.

“Ai dëshiron të mësojë dhe me këtë procesi i përshtatjes do të jetë më i shkurtër”.

loading…