Jimenez: Mrekulli që jam gjallë, kocka ishte thyer dhe kishte gjakderdhje brenda trurit

Në nëntorin e vitit të kaluar, askush nuk ka besuar që Raul Jimenez mund të rikthehej për të luajtur futboll.

Ishte në pyetje jeta apo vdekja.

Ai kishte pësuar lëndim të rëndë në kokë, duke pësuar frakturë në kockë.

Por Jimenez sot është shëndosh e mirë, ndërsa të shtunën regjistroi paraqitjen e parë me Wolverhamptonin pas 9 muajsh.

Ai deklaron e mjekët i thanë që të qenit gjallë pas atij lëndimi është mrekulli.

“Kocka ishte thyer dhe kishte pak gjakderdhje brenda trurit tim. Kjo është arsyeja pse operacioni duhej të ishte i shpejtë dhe ishte një punë vërtet e mirë nga mjekët. Ata më thanë se është mrekulli që unë jam gjallë” deklaroi Jimenez.