Jetmir Topalli realizon gol në debutimin e tij me Yeni Malatyasporin

Topalli ka shënuar një gol në ndeshjen miqësore që Yeni Malatyaspori e ka zhvilluar ndaj Bolusporti.

Kështu ka bërë të ditur kompania që e ka në mbikëqyrje sulmuesin kosovar, “KA – Sportmanagement”.

22 vjeçari te skuadra turke ka kaluar nga Ballkani, ku shkëlqeu gjatë gjithë sezonit të kaluar.

Ai ka qenë pjesë edhe e kombëtares A, në sfidën miqësore ndaj Suedisë, që ‘Dardanët’ e humben 1-0.