Barcelona

Javë vendimtare te Barceona, tre lojtarë do të blihen dhe dy të tjerë do të largohen

Një javë vendimtare për Barceonën në tregun e transferimeve, pasi ditët e fundit mund të jenë shumë të ngarkuara.

Katalunasit ende nuk e kanë përfunduar me blerjet, por edhe me largimet që duhet ndodhin nga klubi raporton Sport.

I pari që pritet të arrijë në klub është mbrojtësi portugez Joao Cancelo, ku tanimë ka marrëveshje totale mes palëve.

E vetmja gjë që duhet pritur është që La Liga të aprovojë ardhjen e portugezit.

Emri tjetër është ai i Joao Felix ku Xavi i ka thënë po transferimin të portugezit në Camp Nou dhe ardhja e tij mund të varet nga një largim i rëndësishëm.

Giovani Lo Celso është dëshira e fundit e Barcelonës, por nuk do të jetë fare e lehtë. Katalunasit duan huazimin e tij, derisa Tottenham synon ta shes përgjithmonë argjentinasin.

Ndërkohë priten edhe dy largime të tjera nga Camp Nou, me mbrojtësin francez Clement Lenglet që është drejt një lëvizje në Arabinë Saudite.

Një tjetër emër që mund të largohet është ai i Ansu Fatit, ku klubi po i bën presion për tu larguar në mënyrë që të ketë të ardhura të mira.