Në janar

Ja sa para do t’i ketë në dispozicion për transferime trajneri i ri i Unitedit

Një qendërmbrojtës dhe një mesfushor do të jenë prioritetet kryesore të Manchester Unitedit në afatin kalimtar të janarit.

Trajneri i ri i klubit anglez, Ole Gunnar Solskjaer do t’i ketë në dispozicion 55 milionë euro për afatin e transferimeve në muajin janar.

Unitedi do t’i ofrojë mundësi trajnerit të ri që të bëj transferime pas shkarkimit të Jose Mourinhos nga posti i trajnerit gjatë kësaj jave.

Toby Alderwireld dhe Douglas Costa janë dy emrat që po qarkullojnë në mediat angleze si dy lojtarët që mund të transferohen në “Old Trafford” gjatë janarit.