Ja kur priten të rikthehen nga lëndimet pesë futbollistët e lënduar të Kosovës

Kosova në dy ndeshjet e shtatorit nuk ka mundur të llogarisë në pesë futbollist të formacionit startues.

Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Milot Rashica, Arbër Zeneli dhe Benjamin Kololli nuk kanë qenë të përfshirë për ndeshjen me Çekinë dhe Anglinë.

Rashica, Shala dhe Kololli pritet të jenë të gatshëm për ndeshjet e radhës (në tetor).

Hekuran Kryeziu mund të kthehet nga lëndimi në muajin dhjetor derisa Arbër Zeneli në muajin janar.

Skuadra do të jetë e kompletuar vetëm nëse do të duhet që Kosova të luaj në Play-off të Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë.

loading…