Trajneri italian

Ja cilat skuadra janë favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve sipas Sarrit

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka thënë se Juventusi është favoriti kryesor për ta fituar Ligën e Kampionëve në këtë stinor, po ashtu favorit sipas strategut italian është edhe Manchester City.

Sarri është duke e jetuar ëndrrën e tij në Premierligë. Skuadra e tij është në vendin e parë të tabelës pas tetë javëve, bashkë me Liverpoolin dhe Manchester Cityn me nga 20 pikë.

“Në këtë vit Juventusi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve”, ka thënë ish-trajneri i Napolit.

“Janë vetëm dy kandidatë në këtë stinor, Juventusi dhe Manchester City”.

“Pastaj do të shohim se si janë skuadra spanjolle në muajin mars, sepse çdo gjë ndryshon shpejt në Ligën e Kampionëve”. /Gazeta Express/