Pas Etrit Berishës, në konferencën për shtyp foli edhe tekniku i Kombëtares Edy Reja.
Edhe pse ndeshja e nesërme me Kosovën është një miqësore, italiani kërkoi përqëndrim nga futbollistët e tij.
Italiani u shpreh se, sfida e “Elbasan Arena”-s do të jetë një test i mirë para dy ndeshjeve të Nations League kundër Kazakistanit dhe Bjellorusisë.
“Është një ndeshje e ndjerë nga të dyja tifozeritë. Por unë do të hedh në fushë një ekip kompetitiv për të bërë disa teste para dy ndeshjeve zyrtare, shumë më të rëndësishme për ne. Unë prej të jetë një ndeshje miqësore dhe lojtarët të jenë të motivuar, pa kaluar limitet. Të jetë një atmosferë e bukur”, tha Reja.
Sa i përket kontigjentit të lojtarëve që ka në dispozicion, tekniku i kuqezinjëve u shpreh se:
“Broja nuk është i gatshëm për shkak dëmtimi. Gjasula do të vijë por do të vijë me vonesë. Kam marrë disa lojtarë të rinj. Hoxhallarin apo Ismailgecin, të cilët kam patur mundësi ti shohë edhe më parë. Hoxhallari mund ta nisë ndeshjen që nga minuta e parë. Këtë herë kam shansin ti provoj edhe në fushë. Mund të marrë në konsideratë edhe Seferin, që është një lojtar i ri. Ne do të kemi një stërvitje sot, dhe një nesër dhe kështu mund të kem një ide më të qartë për të parë formën e lojtarëve pasi kemi patur disa që kanë luajtur edhe këtë fundjavë. Nesër mund të krijojë një ide më të qartë për skemën që mund të përdorim”







