Italia dhe Belgjika: Ku ka drogë ka dhe shqiptarë, janë trafikantë të suksesshëm

Italia dhe Belgjika vlerësojnë se përfshirja e shqiptarëve në trafikun e drogës është në nivele të larta.

Anti-mafia italiane, thekson se grupet kriminale shqiptare përdorin lidhjet me banda të tjera kryesisht në Holandë, Belgjikë, Gjermani, Austri, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Amerikën Qendrore dhe Jugore dhe janë në gjendje të lëvizin sasi të mëdha kokaine dhe heroine. Kryesisht transportet i bëjnë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Në raportin me rreth 500 faqe, thuhet mes të tjerash se në menaxhimin dhe dërgesën e drogës janë të përfshira edhe bandat kriminale shqiptare nga deti, i ngarkesave të mëdha të marijuanës, vend prodhues i të cilave është Shqipëria.

Edhe Prokurori i Drejtorisë së Potenzës në Itali, Francesco Curcio u shpreh se Shqipëria është një nga prodhuesit kryesorë të lëndëve narkotike në botë.

 “Duhet të kihet parasysh se Shqipëria është një nga prodhuesit kryesorë të lëndëve narkotike në botë, duke përfshirë marihuanën, por është edhe një udhëkryq në trafikun e kokainës”, tha ai, shkruan Gazeta Express.

Lecho shkruan se prania e portit të Antwerp-it ka tërhequr në vend familje të mëdha marokene, shqiptare dhe të tjera, madje edhe të Amerikës së Jugut.

“E gjithë delikuenca është kthyer në lëndë narkotike për arsye rreziku/përfitimi. Djemtë e dinë, llogarisin dënimin e shkaktuar dhe përfitimet e mundshme”, analizon avokati penal nga Brukseli, Yannick De Vlaemynck.