Ismet Munishi i reagon mjekës italiane: Kujtoje betimin e hipokratit

Një fizioterapiste nga Milano, Valey Cambiaghi, ka shpërthyer përmes rrjeteve sociale, duke kërkuar vëmendje e vlerësim ndaj mantelbardhëve në Itali.

Duke bërë një paralelizëm tejet domethënës mes pagës së mjekëve dhe futbollistëve, Valery shkruan:

“Thuajse iu jepni një milion euro në muaj futbollistëve dhe 1mijë e 300 euro mjekëve e studiuesve shkencorë. Tani le të kujdeset Ronaldo për ty!”.

Përmes një postimi në facebook ka reaguar kryetrajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, duke e quajtur deklaratën e mjekes, arrogante.

Ai i ka thënë se në këtë kohë krize duhet ta kujtoj betimin e hipokratit.

Postimi i plotë i trajnerit kosovar:

“Po qarkullon nje deklarat e nje mjekeje Italiane , ku thot se tash le te ju sheroj Ronalldo se ate po e paguani 1 milion € ne muaj e mjekja mer 1 mijë e ca euro pagë. Kjo eshte nje deklarat arogante nga nje mjeke arrogante , ne kohen kur ne Itali eshte kriz e madhe nga Corona V , ajo duhet ta kujtoj betimin e Hipokratit ajo ne keto kohera duhet te punoj edhe pa pages nese eshte nevoja dhe ti sheroj te gjithë pacientet pa dallime fetare dhe kombesie. Per shkakun qe ka lojtar si Ronalldo e te tjerë Futbolli eshte sporti numer 1 ne botë . Edhe sa per informate se disa mjek po shkrujnë, biznesi me i madh ne bote eshte mjeksia e jo futbolli , te dashur biznesmen ( mjekë).” ka shkruar Munishi.