Skuadra e Gjilanit ka fituar ndaj Lirisë së Prizrenit, në ndeshjen e Kupës së Kosovës.

Vendasit shënuan një fitore të vështirë 2:1, përkundër se ishin me një lojtar më shumë në fushë nga pjesa e parë.

Golat për ekipin e Currit i shënuan: Hamdi Namani dhe Armend Thaqi.

Kurse të vetmin për mysafirët e shënoi, Diar Nikqi.

Kujtojmë që te Liria trajner është Ismet Munishi, i cili debuton me humbje.