Ish trajneri i Tottenhamit beson se futbollistët e shkarkuan Pochettinon

Harry Redknapp kritikoi lojtarët e Tottenhamit për formën e tyre çka bëri që Mauricio Pochettino të shkarkohet.

Spurs shkarkoi të martën menaxherin argjentinas Mauricio Pochettinon, pas një fillimi të dobët të sezonit pasi renditen në pozitën e 14-të në Premierligë.

Tottenhami gjithashtu njoftoi trajnerin i ri i cili do të jetë Jose Mourinho.

“Jam i befasuar, por duke parë formën, ka qenë forma e dobët gjatë 24 apo 25 ndeshjeve të kaluara”, i tha Redknapp Sky News.

“Kjo është ajo ku ata kanë qenë nga fundi i sezonit të kaluar në këtë vit”.

“Tottenhami nëse nuk e arrin Ligën e Kampionëve këtë vit do të ishte një fatkeqësi në sytë e Danielit [presidentit të klubit]. Me paratë që ata kanë shpenzuar në stadium dhe terrenin e stërvitjes”, shpjegoi ai.