Ish-presidenti i Real Madridit, Lorenzo Sanz, raportohet se është në kujdesin intensiv në një spital spanjoll, duke vuajtur nga coronavirusi.

Sipas burimeve të përditshmes spanjolle “Marca”, Lorenzo Sanz është në gjendje të rëndë dhe u dërgua në spital me ethe të shumta dhe temperaturë të lartë.

76-vjeçari është në grupin që janë me rrezik të lartë duke rrezikuar jetën.

Sanz ishte presidenti i Real Madridit nga 1995 deri në 2000, ku në periudhën e tij, klubi fitoi dy trofe të Champions Leagues, në finale ndaj Juventusit dhe Valencias.