Ish ministri i Drejtësisë për shkarkimin e Dakës: Presidenca është bërë vegël e VV-së

Ish ministri i Drejtësisë Selim Selimi, ka reaguar pas shkarkimit të kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.

Ai ka thënë se Kosova është krenuar me mbarvajtjen e zgjedhjeve, e kjo vjen fal kryesueses së këtij institucioni Valdete Dakës.

“Nëse Kosova është krenuar me diçka, është organizimi i zgjedhjeve. Valdete Daka si kryesuese e KQZ-së na ka mundësuar këtë gjë”, ka thënë Selimi.

Ai më tej tha se ky është edhe një tjetër hap drejt kapjes së shtetit dhe se Presidenca është bërë vegël e VV-së.

“Shkarkimi i saj është një hap tjetër përpara për kapjen e shtetit dhe shkaterrimin e insitucioneve të pavarura. Presidenca tashmë është bërë vegël e VV-së”, përfundoi ai.