Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it: Kosovarët janë lodhur nga premtimet për viza

Ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në një postim në Twitter, Simmons ka shkruar se kosovarët janë lodhur nga premtimet e pafundme dhe se fjalët nuk mjaftojnë më.

Sipas tij, vetëm një veprim konkret për heqjen e vizave do ta rivendoste besimin e qytetarëve të Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Populli i Kosovës është i lodhur nga premtimet e pafundme. Vetëm veprimi do të rivendosë besueshmërinë. Fjalët nuk mjaftojnë më”, ka shkruar Simmons.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Simmons bën thirrje për liberalizim të vizave për Kosovën.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe në Samitin e BE-së që u mbajt në qershor.