Ish futbollisti i Juventusit, Vincenzo Iaquinta dënohet me dy vite burgim

Ish futbollisti i Juventusit dhe kombëtares italiane, Vincenzo Iaquinta është dënuar me dy vite burgim për posedim arme pa leje, ndërsa Gjykata ka hedhur poshtë akuzën se ish futbollisti ka qenë i lidhur me mafian kalabreze “Ndrangheta”.

Iaqunitas, që ishte pjesë e kombëtares italiane që triumfoi në Kupën e Botës në vitin 2006, iu gjetën 2 revole me 126 plumba, të cilat 38 vjeçari ia transferoi babait të tij pa i njoftuar autoritetet, njfoton Gjykata.

Iaquinta insiston se familja e tij nuk ka lidhje me “Ndranghetan”.

“Në familjen tonë nuk kemi ide se çka do të thotë “Ndrangheta”. Nuk ka mundësi, ma kanë shkatërruar jetën sepse jam kalabrez. Po vuaj sikur një qen për familjen dhe fëmijët e mi, pa bërë asgjë. Por unë kam fituar Kupën e Botës dhe jam krenar me prejardhjen time”, deklaroi Iaquinta.

Sipas ligjit italian, Vincenzo Iaquinta ka të drejtë ta apelojë vendimin dy herë para se ai të hyjë në fuqi nga Gjykata.