Ish-deputetja e PD Lajla Pernaska ka folur mjaft ashpër në lidhje me gratë në politikën shqiptare, duke i cilësuar këto të fundit si “kukulla barbi” apo “Marioneta” në duart e kryetarëve të partive politike.

Në një intervistë për programin veror “Pushime on Top”, Pernaska u shpreh se pavarësisht se është ritur numri i grave në politikë, cilësia dukshëm ka rënë ndjeshëm.

“Në gjykimin tim sot është rritur numri i perfaqësimit të grave, por ka rënë cilësia, dhe kjo jo për mungesë të kapacitetit të tyre, por mendoj se kanë krijuar këtë lloj deformimi vetë kryetarët e partive. Ata kanë krijuar një model femëror, që nuk përputhet me kapacitetin që kanë sot gratë, është një model i preferuar nga kryetarët e partive për femrat marjoneta në një term quhen edhe “barbie dolls,”– tha ish-deputetja Lajla Pernaska.

loading…