Mbrojtësi sllovak
Interi refuzon ofertën prej 75 milionë euro nga Manchester United për Skriniar
Interi ka refuzuar një ofertë prej 75 milionë eurove që Manchester Unitedi e ka përgatitur për Milan Skriniar.
“La Gazzetta dello Sport”, raporton se Jose Mourinho është i vendosur që të përforcojë mbrojtjen gjatë janarit të vitit 2019.
Oferta e Unitedit ishte dyfish më e lartë se shuma prej 35 milionë eurove që Interi i pagoi për transferimin e sllovakut nga Sampdoria.
Interi është në bisedime për vazhdimin e kontratës së 23-vjeçarit.