“Intelektualët” sot e kanë shënuar 20 vjetorin e themelimit të grupit të tyre.
Këtë festë ata e kanë shënuar me disa aktivitete gjatë ditës.
Fillimisht është luajtur një miqësore mes tifozërisë dhe lojtarëve të Dritës, pastaj prej orës 18:00 janë ndezur fishekzjarret në qytetin e Gjilanit, prej Teatrit e deri te Salla e Sporteve.
“Intelektualët” njihen si një prej tifozërive më të flakta shqiptare, të cilët gjithmonë e mbeshtesin ekipin e tyre që 20-vite. /kallxo/












