Instituti i Historisë refuzon kandidatin e doktoruar në Vjenë për përkrahësen e LVV-së që doktoroi te Bujar Dugolli

Vetëvendosje tashmë ka nisur ta kap çdo institucion. Edhe pse gjithmonë ёshtё thёnё qё institucionet shkencore do të duhej t’i mbeten shkencёs, tanimё ёshtё bёrё e zakonshme qё brenda tyre tё futen njerëzit e afёrt me politikёn.

I tillë ishte edhe rasti i fundit nё konkursin e shpallur nga Instituti i Historisë për bashkëpunëtor shkencor.

Aty kishte konkurruar edhe ish-diplomati Blerim Canaj, i cili studimet i kishte filluar nё Universitetin e Prishtinёs, pёr t’i vazhduar pastaj ato nё Universitetin Karl Franzens tё Grazit në drejtimet filologji dhe histori. Gradёn e magjistrit, ai e kishte marrё nё Universitetin e Salzburgut nё drejtimin filologji dhe histori, ndёrsa atё tё doktorit tё historisë bashkëkohore nga Universiteti i Vjenës, mё konkretisht i doktoruar te shkencёtari dhe profesori i vlerёsuar botëror Oliver Jens Schmitt, shkruan Demokracia.com.

Doktorata e Blerim Canajt ishte vlerësuar nga Stefan Troebst nga Universiteti i Lepzigut dhe Hannes Grandits nga Universiteti Humbolt i Berlinit.

Fakti qё Canaj kishte qenё bashkëpunëtor institutesh nё Universitetin e Grazit e Vjenёs dhe ai ishte edhe ligjërues, pёrvoja e tij si duket nuk ishte marrё fare parasysh. Madje edhe publikimet e tij, ai i monografisё sё tij nё njё nga shtёpitё botuese mё prestigjioze nё botё apo punimet e tij tё pranuara, si nё revistёn prestigjioze gjermane “Südost-Forschungen”, duket tё mos kenё luajtur ndonjё rol pёr Institutin e Historisë në Prishtinë.

Gjatë tёrё kohës, procesi ishte mbajtur i mbyllur, duke e lёnё tё painformuar kandidatin dhe shkelur kështu një nga tё drejtat e kandidatëve.

Madje, as pёr pranimin apo mospranimin e tij, Canaj nuk kishte marrё ndonjë përgjigje.

Pёr pranimin e kandidatëve Mrika Limani, e cila për mentor kishte Bujar Dugollin nё Universitetin e Prishtinёs dhe Kosovar Basha, i doktoruar nё Universitetin e Shkupit “Shën Qirili dhe Metodi”, kishte publikuar njё bashkëpunëtor i institutit nё faqen e tij nё Facebook, por asnjёherё nuk dihet pёr ndonjё recension nga komisioni, shkruan Demokracia.com.

Por, rol me rёndёsi tё posaçme rezulton tё ketё luajtur afёrsia me pushtetin, pasi që përparësi e pakontestueshme për Mrika Limanin ishte afërsia e saj me partinё nё pushtet LVV.

Limani ёshtё edhe pjesë e mёsimdhёnies nё shkollёn politike tё Lёvizjes Vetëvendosje. /Demokracia.com/