Ilir Meta: I lumtur që festoj ditëlindjen në ditën kur NATO ndërhyri në Kosovë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot feston 52 vjetorin e lindjes. Ai ka thënë se ndihet krenar që feston ditëlindjen në ditën kur ndërhyri NATO në Kosovë për të parandaluar spastrimin etnik të pushtuesit serb.

Meta ka thënë se ardhmja e Republikës së Kosovës është anëtarësimi i saj në NATO.

“Shumë i lumtur të festoj ditëlindjen në të njëjtën ditë me një ngjarje të shënuar për çdo shqiptar, ditën kur NATO-ja vendosi të ndërhyjë për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë.
Kombi shqiptar do t’u jetë gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s për këtë kontribut të jashtëzakonshëm, që i parapriu Pavarësisë së Kosovës dhe forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë.
E ardhmja e Republikës së Kosovës është anëtarësimi i saj në NATO dhe Shqipëria mbetet e vendosur për të mbështetur këtë aspiratë, në mbrojtje të vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në Ballkan dhe kudo në botë” shkruan Meta në Facebook.