Ilir Daja: Jemi bërë si kombëtare e dytë e shqiptarëve, i kemi bërë krenarë edhe tifozët e Prishtinës!

Ilir Daja ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes me Slavia Pragën. Trajneri i Ballkanit ka thënë se ndjehet krenar me përkrahjen e tifozëve kudo që ka.

“Në çdo ndeshje e kemi ndjerë përkrahjen e gjithë Kosovës. Jemi bërë si një kombëtare e dytë e shqiptarëve” ka thënë Daja.

Trajnari shqiptar është pyetur edhe për shtyerjen e ndeshjes ndaj Prishtinës.

“Gjëja më e rëndësishme që kemi arritur është që i kemi bërë krenarë gjithë tifozët, edhe ata të Prishtinës. Nuk e kemi kërkuar shtyerjen e ndeshjes për shkak të rezultatit. Ndeshja është shtyrë vetëm që këta lojtarë që i kanë bërë krenarë të giithë, të mos dëmtohen. Për 24 ditë kemi bërë 8 ndeshje. Kjo ka qenë arseyja” ka thënë Daja./Indeksonline/