Mauro Icardi ishte heroi i Paris Saint-Germain të dielën, duke ia siguruar një fitore me përmbysje 2:1 kundër Lyonit me një gol tejet të vonshëm, për t’ia ruajtur ecurinë e përkryer të fitoreve parisienëve.

Lyoni kishte kaluar në epërsi përmes Lucas Paquets, por PSG-ja ia doli ta përmbysë rezultatin falë një penalltie nga Neymari dhe një goli fantastik të Icardit në minutën e 94-të në Parc des Princes.

Kjo është fitorja e gjashtë radhazi për PSG-në, e cila tani është lidere me pikë maksimale, pra 18, e ndjekur nga Marseille me 13 dhe një lojë më pak.

Lyoni ngel i nënti me vetëm tetë pikë.