Icardi-Inter, një dashuri që do të vazhdojë të jetë solide edhe në vitet në vazhdim.
Tifozët zikaltër ishin të shqetësuar për faktin se kapiteni mund të braktiste “anijen” në merkaton e verës, por kjo gjë nuk do të ndodhë, të paktën sipas “Sportmediaset” që ka dhënë edhe lajmin e mirë.
Sulmuesi argjentinas është shumë pranë firmës së kontratës së re, pasi pronarët e klubit, si pronari Jindong Zhang, ashtu edhe presidenti, Steven Zhang (i biri i Jindong), kanë biseduar dhe kanë dhënë “ok” për të rritur pagën e numrit “9”. O
ferta e re e Interit është 7 milionë euro në sezon dhe klauzola për prishje kontrate është rritur nga 110 në 180 milionë euro (e vlefshme nga data 1 deri në 15 korrik).
Sigurisht, nuk janë plotësuar të gjitha “tekat” e Wanda Narës, bashkëshortes dhe njëkohësisht menaxheres së futbollistit, por kjo dihej që nuk do të ndodhte. Icardi kërkonte 9 mln euro në sezon, Interi ishte shtyrë deri në 6 mln euro, nga 4,5 eurot aktuale. Në fund, sakrifica: 7 mln euro në sezon.







