Sulmuesi shqiptar

Ibrahimoviçi shqiptar do të vazhdojë të qëndrojë në Gjermani, talenti firmos për 3 vite të tjera te Bayern Munich

Arijon Ibrahimoviç është gjermani me origjinë shqiptare që luan aktualisht për Bayern Munich.

Klubi gjerman ka bërë të ditur se ka nënshkruar një marrëveshje të re me sulmuesin, që do ta mbajë të lidhur me bavarezët minimumi deri në vitin 2027.

18-vjeçari ishte i huazuar te Frozinone sezonin e kaluar, ku bëri në total 18 paraqitje dhe arriti të shënojë 2 gola, duke dhuruar edhe një asist për shokët e ekipit. /Ballkani.info