Llapi

Ia shkaktoi humbjen e parë Ballkanit të Ilir Dajës, kjo është deklarata e Tahir Batatinës

Llapi ka shënuar fitore të madhe në shtëpi, duke e mposhtur kampionin në fuqi, Ballkanin.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” u mbyll me rezultat 5:3 për vendasit.

E pas fitores së ekipit të tij, erdhi edhe deklarata e trajnerit të Llapit, Tahir Batatinës.

“E din të gjithë kush më ka motivuar. Unë jam trajner i dëshmuar. Gjatë tërë javës kam menduar shumë se si t’i qasem lojës kundër Ballkanit”, tha Batatina.

Me këtë fitore, Llapi tani ka 31 pikë në vendin e dytë dhe i afrohet në shtatë Ballkanit që prin në renditjen tabelare.