Fred

I vendosin armën në kokë, momente tmerri për ish-sulmuesin e Brazilit

Fred u tërhoq nga futbolli gjatë verës së vitit të kaluar, ndërkohë që aktualisht mban postin e drejtorit sportiv të Fluminenses, skuadër ku luajti 9 sezone në dy periudha të ndryshme.

40-vjeçari është përballur me një sulm me armë në lagjen Ipanema të Rio De Janeiros, zonë e famshme për plazhet e saj.

Sipas raportimeve të Globo Esporte, një person i ka vendosur armën në kokë duke i rrëmbyer makinën dhe aparatet celularë që kishte me vete.

Ngjarja e frikshme ndodhi pak orë pas fitores së Fluminense ndaj Sao Paulos në kampionatin brazilian të futbollit. Futbollisti, i tronditur nga skena që përjetoi, ka denoncuar menjëherë në polici.

Gjatë karrierës së futbollist, Fred veshi 39 herë fanellën e kombëtares së Brazilit dhe shënoi 18 gola. Përveç Fluminenses, Cruzeiros dhe America MG, ai kaloi 4 sezone fantastike në Europë me francezët e Lyonit.