Forca të shumta policore në Smederevë: Një i dyshuar për masakrën është sjellë në stacion policor

U.B. i dyshuari që ka kryer masakrën mbrëmë në disa fshatra afër Smederevës dhe Mlladenovcit është sjellë në stacionin policor në Smederevë me forca të forta policore.

I dyshuari është sjellë në stacionin në Smederevë për t’u marrë në pyetje, ndërsa policia U.B. çoi në gjetjen dhe dorëzimin e pushkës me të cilën kreu masakrën e tmerrshme që tronditi Serbinë.

Sipas mediave serbe, para stacionit në Smederevë ka forca të forta policore të armatosura me tyta të gjatë.

Kujtojmë se U.B dyshohet se ka vrarë tetë persona dhe ka plagosur 14 mbrëmë në fshatrat afër Smederevës dhe Mlladenovcit.