I pandalshëm Lewandowski, bëhet lojtari i parë që shënon 30 gola këtë sezon

Robert Lewandowski të mërkurën mbrëma shënoi golin e 30-të këtë sezon në të gjitha garat, duke ndihmuar Bayernin në fitoren 1:3 në udhëtim te Freiburgu.

Sulmuesi polak ka arritur golin e 30 në vetëm 24 ndeshje këtë sezon, duke u bërë lojtari i parë në ligat evropiane që arrin këtë shifër.

Ai është golashënuesi më i mirë në Bundesligës me 19 gola të shënuara, dhe më i miri mbetet edhe në Ligën e Kampionëve, ku ka shënuar dhjetë herë.

Lewandowski është pjesë e Bayern Munich që nga viti 2014, dhe që nga ajo kohë në 266 ndeshje ka shënuar 221 gola në të gjitha garat.

Pavarësisht formës së mirë në çdo sezon, ai asnjëherë nuk ka qenë i renditur lartë në garën për Topin e Artë.