Xherdan Shaqiri debutoi me fanellën e Lyonit në fitoren 3-1 të Lyonit në ndeshjen ndaj Strasbourgut në kuadër të Ligës franceze.

Debutimi i Shaqirit te Lyon ka ardhur në mënyrën më të mirë, pasi gjilanasi asistoi në fitoren 3-1 të skuadrës së tij.

Por para asistimit të kosovarit në minutën e 64-të, tifozët e Lyonit e motivuan jashtëzakonisht shumë atë.

Shaqiri u afrua për ta ekzekutuar një goditje nga këndi derisa të gjithë të pranishmit në stadiumin ‘Parc Olympique Lyonnais’ u ngritën në këmbë për ta thirrur emrin e tij.

‘Shaqiri, Shaqiri, Shaqiri’, ishin thirrjet e tifozëve që e motivuan jashtëzakonisht shumë gjilanasin.

Në atë moment reprezentuesi i Zvicrës bëri harkim fantastik në zonë, ku Denayer shënoi me kokë golin e epërsisë së Lyonit.

Ishte një nisje fantastike e Shaqirit te Lyoni me asistim e fitore.

juste incroyable. pic.twitter.com/Zvmw41JuQr

— 𝗰𝗵𝗮 (@chacstls) September 12, 2021