I ftohti ngrin liqenin në Shqipëri, turistët bëjnë xhiro me motor mbi shtresën e akullit

Moti i ftohtë ka bërë që liqeni në Bizë të Martaneshit të ngrijë akull. Një video është publikuar kur turistët bëjnë xhiro me motor në shtresat e akullit.

Në pjesën më të madhe të ditës vendi ynë sot ka qenë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat e ajrit janë ulur në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -7°C në zonat malore deri në 12°C. Temperaturat e ulëta kanë sjellë ngrica në disa zona. /abcnews.al