Huqja e vitit nga Muja dhe dëshpërimi i Ardian Nuhiut, Drita mund të vazhdonte ëndrrën

Ka përfunduar ëndrra evropiane për Dritën.

Pas 90 minutave fantastik në stadiumin “De Kuip”, Drita nuk ka mundur të qëndrojë, t’i bëjë ballë sulmeve të shumta duke u eliminuar nga Europa Conference League, pasi humbi në Holandë 3-2.

Ndoshta përvoja e bëri të veten.

Drita kishte shanse sonte që të vazhdojë të shkruajë historinë në Evropë, por sulmuesi 22-vjecar, Arbnor Muja, nuk arriti që të shënojë i vetëm përballë portierit të Feynoordit, gol që do të kishte ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.

As trajneri, Ardian Nuhiu, as i gjithë stafi nuk arritën ta kuptojnë këtë huqje të Mujës në bazë të reagimit që bën, por sido që të jetë, Drita mund të kthehet në Kosovë me kokën lartë, për aventurën fantastike që pati në garat evropiane.