Hungaria ofron 50 bursa për studentë të Kosovës

Ambasada e Hungarisë në Kosovë ka bërë publike thirrjen për aplikim për programin e bursave për vitin akademik 2019/2020.

Në njoftimin e kësaj ambasade thuhet se në dispozicion për studentët e Republikës së Kosovës janë 50 bursa në programet Bachelor, Master dhe PhD.

“Na lejoni të ju njoftojmë se 120 studentë nga Republika e Kosovës tanimë studiojnë në Hungari, dhe më shumë studentë mund t’i bashkohen atyre”, thuhet në komunikatën e Ambasadës së Hungarisë në Kosovë, lëshuar të premten.

Aplikimi bëhet online dhe afati i fundit është 15 janar 2019.