Euro 2024

Hungaria e Kroacia, përfaqësueset e eliminuara të vendit të tretë

Me ndeshjet e së mërkurës ka përfunduar faza grupore në Euro 2024.

Nga vendi i tretë në grupe në fazën nokaut kanë avancuar Holanda, Gjeorgjia e Sllovakia me nga katër pikë dhe Sllovenia me tri pikë.

Ndërkohë janë eliminuar Hungaria me tri pikë dhe Kroacia me dy pikë.

Hungaria ishte në garë për kualifikim deri në fund, por fitorja e Gjeorgjisë e nxori nga “loja”.