Anëtari i Kryesisë së VV-së, Elvis Hoxha, ka reaguar ndaj kritikave të opozitës ndaj koordinatores së komiteteve të VV-së, Dejona Mihali.

Ai ka bërë me dije se kjo e fundit e ka takuar me Albin Kurtin në vitin 2026.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai e ka mbrojtur kolegen e tij partiake, pas mesazheve që dje janë publikuar, ku konfirmohet ndikimi i madh i Mihalit në VV-së.

“A e ka dikush ndonjë afërsi me Ramushin? Nëse po, i lutem t’i këshilloj miqësisht mos me e sha më Albin Kurtin. Sa më shumë e quan spiun e tradhtar, aq më shumë rrezikon mos me e kalu atë pragun e mbijetesës. Me atë rast shpëtojmë edhe nga Limaj që deklaroi para do kohe se meritonte 400 vite pushtet për lirinë që i kishte sjellë Kosovës. Nëse dikush i njeh të gjithë këta të opozitës nga afër, i lutem me i këshillu ta përmendin greken tironse Dejona Mihali sa më shumë. Sepse është njeriu që më ka prezantuar me Albin Kurtin në 2006-n. Është aktivistja që i ka dhënë Lëvizjes tërë kohën e vet e që nuk e njihte askush në publik. Erdhi dita që ta njohin bujshëm. Këto dy kërkesa kisha për sot”, ka shkruar Hoxhaj.