Hoti e nxorri nga pensioni Musa Misinin e LDK-së për ta bërë kryetar të Bordit në KEK

Qeveria e Kosovës e ka shkarkuar Bordin e përkohshëm të ndërmarrjes KEK, duke e emëruar një bord të ri të përkohshëm.

Kryesues i këtij Bordi është zgjedhur Musa Misini, i cili ka qenë kandidat i LDK-së për deputet në zgjedhjet e vitit 2014 dhe ish-kryetar i Komunës së Vitisë nga radhët e LDK-së.

Bordi i ri i KEK-it, gjithashtu përbëhet nga drejtorët Petrit Ibraj, Fatime Grajcevci dhe Fadil Hoxha.

Ballkani.info merr vesh se Musa Misini tashmë është pensionist. Ai është 67 vjeç dhe Hoti atë nga pensioni e bëri kryetar të Bordit të KEK-ut.

Ky veprim është kritikuar ashpër, pasi që shihet si kapje e këtij Bordi nga LDK-ja.

Veprimet e Hotit, duke përfshirë shuarjen e Taskë Forcës antikorrupsion kanë shkaktuar përplasje të ashpra me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj e ka kundërshtuar shuarjen e këtij institucioni që ka qenë diku hetuar afëra të mëdha korruptive.

Ballkani.info pak më herët raportoi se rënia e Qeverisë tashmë është çështje ditësh, pasi veprimet e kryeministrit janë të pariparueshme. /Ballkani.info/