Hotelierët në Kroaci në hall, ofrojnë 15 euro në orë por askush s’do të pastrojë

Hoteleria kroate është e habitur me situatën që gjenden dhe kanë nisur gjahun që në pranverë për pastrues, posaçërisht pronarët e apartamenteve, pasi është shumë vështirë për t’i gjetur

Paga e tyre, përkatësisht tarifa për orë pune është më se e denjë. Për tri orë pastrim të një apartamenti dy dhomash do i fitonin 50 euro.

Pra për mbi 15 euro për një orë pune. Së shpejti pritet që ora e punës të tejkalojë atë të punëtorit të TI në Kroaci, që janë shumë të kërkuar poashtu, Mësuesit tashmë i kanë tejkaluar raporton transmetuesi publik i Kroacisë HRT.

Sipas raportit vit pas viti çmimi rritet pasi kështu e ka tregu. Pastruesit janë të kërkuar e nuk ka mjaftueshëm. “S’kishte as për ilaç” tregon situatën e vitit të kaluar Mladenka Stura, drejtor i Hotelit Zadar.

Nëse pyesni qytetarët e Zarës në Kroaci, shumica do të tregojnë se i lëshojnë me qira apartamentet. Shumica i pastron vet, e gjithë familja.