Gonzalo Higuaini është nisur për Londër mëngjesin e sotëm, për ta finalizuar transferimin në Chelsea nga Milani.

Michael Cuomo i Telelombardia ka publikuar një fotografi në Twitter, ku shihet sulmuesi argjentinas duke kaluar përmes sigurimit të aeroportit në Milano, para se të futet në një aeroplan privat.

Sulmuesi në pronësi të Juventusit pritet të jetë në Londër më vonë, ku do të takohet me Chelsean për herë të parë, para se t’i kryejë testet mjekësorë dhe të nënshkruajë kontratën me klubin.

Megjithatë, 31-vjeçari nuk duhet të vonohet sepse duhet të regjistrohet deri në mesditë, në mënyrë që lejohet të luajë në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Ligës, që Chelsea e zhvillon këtë të enjte ndaj Tottenhamit.