Në Nyon të Zvicrës sot është hedhur shorti i fazës së 1\16-ve në Champions League, teksa janë rezervuar sfida shumë interesante.

Kryendeshja e këtij shorti ka qenë përballja mes Liverpoolit dhe Bayernit, ndërsa edhe përplasjet Atletico Madrid-Juventus dhe Paris Saint Germain-Manchester United premtojnë rivalitet të madh.

Kampioni në fuqi Real Madridi do të përballet me Ajaxin, takim ky që ngërthen në vete 17 trofe të këtij kompeticioni.

Shorti është treguar i mirë me Manchester Cityn dhe Barcelonën që kanë ‘peshkuar’ kundërshtarë të lehtë në letër si Schalke respektivisht Lyon.

Ndërsa takime të barabarta shihen Porto-Roma dhe Tottenham-Borussia Dortmund.

Ky është shorti i plotë:

Schalke – Manchester City

Atletico Madrid – Juventus

Manchester United – Paris Saint Germain

Tottenham – Borussia Dortmund

Lyon – Barcelona

Roma – Porto

Ajax – Real Madrid

Liverpool – Bayern Munich