Heroi i Kosovës: Me rëndësi fituam pas 10 ndeshjeve, s’ka rëndësi kush shënon

Kosova i ka dhënë fund në Nations League me fitore në “Fadil Vokrri”, duke e mposhtur 1-0 Moldavinë.

Kjo është fitorja e parë e Dardanëve pas 10 ndeshjeve me radhë, ku kishte pësuar tetë humbje dhe ka barazuar dy herë.

Pas ndeshjes, ka folur edhe heroi i Dardanëve, Lirim Kastrati, golashënuesi i vetëm në këtë mbrëmje.

“Shyqyr që pas 10 ndeshjeve fituam, s’ka rëndësi unë apo kush ka shënuar, me rëndësi fitorja dhe atmosfera që u rikthye në Kombëtare”, tha Kastrati.

“Sa më shumë që luaj nisi edhe të kem më shumë besim në vetvete, më shumë dhe të bëj ndeshje të mirë. Natyrisht se edhe nuk jam i kënaqur sepse kam pasur mundësi të bëjë më shumë. Më rëndësi është që na është kthyer atmosfera në Kombëtare”.