Haxhi Krasniqi: Më 5 gusht do të jetë dueli i shekullit në trojet shqiptare

Haxhi Robin Krasniqi po e pret me padurim meçin e 5 gushtit, të cilin do ta zhvillojë kundër Nadjib Mohammedi.

Boksieri i suksesshëm kosovar thotë se ku do të jetë dueli më i madh ndonjëherë i boksit që do të mbahet në Prishtinë, por edhe në trojet shqiptare në përgjithësi.

Ish-kampioni i botës në boksin profesionist, njëherësh shqiptari i parë që e ka bërë një gjë të tillë, pret përkrahje të madhe nga publiku në meçin e fillim-gushtit, i cili do të mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ai ka bërë thirrje që shqiptarët të pajisen me bileta për të qenë të pranishëm në këtë meç madhështor dhe të paharrueshëm.

Ky meç do të zgjasë 12 runde dhe është i vlefshëm për titullin ËBC Silver në kategorinë gjysmë të rëndë.

Krasniqi do ta kryejë fazën përgatitore në Gjermani, ndërsa më 5 gusht synon të dhurojë spektakël dhe t’i gëzojë krejt shqiptarët me një fitore në meçin më të madh të boksit që është zhvilluar ndonjëherë në tokën shqiptare.