Havertz do t’i kryej testet mjekësore këtë fundjavë, ka zgjedhur edhe numrin te Arsenali

Sulmuesi gjerman i Chelseat, Kai Havertz është i vendosur për të kryer testet mjekësore me Arsenalin këtë fundjavë, para zyrtarizimit të transferimit.

Tash e disa ditë është raportuar se dy klubet londineze janë pajtuar për transferimin e Havertz.

Shifra e transferimit e dakorduar mes Chelseat dhe Arsenalit thuhet se jetë prej 60-65 milionë funte apo rreth 70-75 milionë euro.

Sipas TalkSPORT, pas tarifës së vendosur, tani Havertz është gati t’i nënshtrohet testeve mjekësore këtë fundjavë me Topçinjtë.

Havertz thuhet se ka zgjedhur edhe numrin e tij në Arsenal. Sulmuesi gjerman do të marrë fanellën me numër 29.

Sulmuesi i gjithanshëm miratoi numrin e njëjtë që e mbajti në Bayer Leverkusen ashtu edhe te Blutë.

Ndryshe, 24-vjeçari ka rënë dakord për kushtet personale javën e kaluar.