Harkim fenomenal nga Thaqi, “Lewandowski” e kalon Ballkanin në avantazh ndaj Dukagjinit

Ballkani ka kaluar në avantazh 0:1 në ndeshjen kundër Dukagjinit.

Albion Rrahmani është autor i golit të epërsisë në minutën e 61-të të përballjes, raporton Demokracia.com.

Armend Thaqi luajti rolin e asistuesit duke bërë një harkim fantastik në zonë, me Rrahmanin që e dërgoi topin në rrjetë me kokë.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë dhe i takon javës së 13-të në elitën e futbollit kosovar.