Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ftuar qytetarët e vendit që të protestojnë kundër taksës prej 5 euro për regjistrim të veturave.

Haradinaj përmes një statusi në Facebook, ka thënë se me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e lidhur me të, duke zbraz xhepat e qytetarëve me afro 2 milionë euro në vit, të cilat nuk i shkojnë buxhetit të shtetit.

Nga data 1 shtator, kompania “Auto Control Kosova”, do të inkasojë nga 4.90 euro, për secilin automjet për t’i vënë asaj tiketën ngjitëse, e cila konfirmon se mjetit motorik i është kryer kontrolli teknik.

Ky është reagimi i tij:

Të dashur qytetarë,

Qeveria e Kosovës ka vendos një taksë krejtësisht të re, në vlerë prej 5 euro, në secilën herë që i regjistroni automjetet tuaja.

Me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e lidhur me të, duke zbraz xhepat e qytetarëve me afro 2 milion euro në vit, të cilat nuk i shkojnë buxhetit të shtetit.

Qytetarë të nderuar, PROTESTONI!

U protestua për pesë euro taksë për shfrytëzim të Rrugës së Kombit, ndërsa tani, pa asnjë arsye iu merren 5 euro për secilin automjet!

Protestoni për të drejtat tuaja!

RH