Zyrtare: Hysen Durmishi ua rëndon xhepin kosovarëve edhe për 5 euro me rastin e regjistrimit të veturave

Nga 1 shtatori qytetarëve të Kosovës do t’iu shtohet një kosto shtesë financiare me rastin e regjistrimit të automjeteve. Ata do të detyrohen të paguajnë 4 euro e 90 centë shtesë për tikeketën ngjitëse. Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës dhe kompania ‘Auto Control Kosova’, ka nënshkruar marrëveshje për ofrimin e tiketës ngjitëse me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve.

Sipas marrëveshjes qytetarët obigohen të pajisen me tiketa ngjitëse pas regjistrimit të automjeteve të tyre.

Zëvendësministri, Hysen Durmishi, ka thënë se këto do të ndihmojnë për anëtarësim në kartonin e gjelbër.

“Çdokush që e regjistron automjetin e tij, është i obliguar të pajiset me tiketë ngjitëse fillimisht të paguajë një taksë prej 4 e 90 euro por qytetarët duhet ta dine se me këtë mund ta kenë një ngarkesë financiare në momentin fillestar por shumë shpejt do lirohen nga një taksë tjetër”, ka thënë ai.

Durmishi ka thënë se qytetarët do të lirohen nga pagesa 30 euro. Nga dëmet e shkaktuara nga automojetet e paregjistruara kur numri i tyre të bie.

“Një taksë që është e kompanive sigurimeve prej 30 eurove për mbulimshmërinë e dëmeve të shkaktuara prej automjeteve të paregjistruara, kjo do të hiqet në momentin kur zbret numri i automjeteve të paregjistruara në 5 përqind”, tha ai.

Ballkani.info ka raportuar ditë më parë për këtë taksë që do t’ua vështirësojë edhe më shumë jetën kosovarëve.

Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi pritet t’ua rëndojnë jetën qytetarëve edhe me 12 euro shtesë gjatë regjistrimit të veturave? – Ballkani.info